Transmetuar më 09-11-2018, 14:29

Kur kanë kaluar 37 vjet nga martesa më e famshme në botë dhe 21 vite nga vdekja e princeshës së trishtë, djali i madh i mbretëreshës Elizabeth, princi Charles, zbulon detaje shokuese.

Në biografinë e Charles At Seventy “Thoughts, Hopes And Dreams”, Charles, i cili më 14 nëntor mbush 70 vjeç, ka rrëfyer detaje nga njohja deri te martesa me princeshën Diana.

“U takuam vetëm 12 herë para se të martoheshim, nuk isha në gjendje të kuptoja nëse Diana ishte gruaja e jetës sime. E kam dëshiruar dëshpërimisht anulimin e asaj martese, kur gjatë fejesës zbulova se sa e keqe ishte perspektiva, duke mos pasur mundësi ta njihja Dianën më herët”, shprehet ai.

Më tej thuhet se martesa është bërë nën presionin e të atit, princit Filipp, i cili i kishte thënë, “Ose martohuni, ose ndahuni”.

Nga biografia dalin detaje të tjera, ku Charles i shikonte të papërballueshme, luhatjet e humorit të Dianës, shkruan noa.al. Çifti duket se kishte vështirësi në komunikim dhe se Diana, nuk e kuptonte në atë që ai i thoshte.

Kur Diana vdiq, mësohet se Charles iu kishte thënë miqve të tij, “Ndihem në faj që e përfshiva në një botë që nuk ishte e saja, duke e detyruar të bënte një jetë që nuk dinte si ta menaxhonte. Megjithatë unë nuk fajësoj asnjë për gjithë sa ndodhën, ishin zgjedhje të gabuara. Tashmë me time shoqe Camilla jam i lumtur”. /a.y/noa.al