Transmetuar më 09-11-2018, 16:26

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e kreut të njësisë administrative në Selenicë të  ndodhur mesditën e sotme.

Viktima dhe autori i dyshuar Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë ,po pinin kafe sëbashku.

Më pas Delaj është larguar, ka shkuar të marrë çiften dhe e është kthyer duke e qëlluar 64-vjeçarin dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se viktima, Fatmir Hodo, 64 vjeç kreu i njësisë administrative në këtë fshat dhe autori i dyshuar kanë qëndruar rreth 30 minuta bashkë duke biseduar. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i nxehur pasi është çuar nga tavolina.

Nuk dihen ende shumë detaje mbi rrethanat dhe motivin e këtij krimi, ndërsa policia informon se ka identifikuar dhe arrestuar autorin brenda një ore.

Ai është arrestuar në banesën e tij.  Policia ka sekuestruar edhe makinën e autorit të dyshuar./b.l/noa.al/