Transmetuar më 09-11-2018, 17:28

Gjatë qëndrimit në Tiranë, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ka qenë Presidenti Meta, ai që ka publikuar një status në rrjetin social “Facebook” pas takimit me eurodeputetin Fleckeinstein.

Kreu i shtetit shqiptar shkruan mes të tjerash se reformat e vërteta në fushën  e drejtësisë do të jenë tregues të çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein.

Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan Meta./b.l/noa.al/