Çifti i prokurorëve Gashi-Gina fitojnë betejën me Markun, Apeli i kthen në detyrë
Transmetuar më 09-11-2018, 18:27

Rovena Gashi dhe  Dritan Gina kanë  fituar betejën ligjore me kryeprokuroren  Arta Marku, ndërsa Apeli administrativ i ka rikthyer në detyrë. Urdhrat për pezullimin e tyre,  pas shqyrtimit nga Apeli kanë rezultuar jashtë kompetencave të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Gjykata rrëzoi urdhrin e pezullimit nga detyra, duke argumentuar se urdhri ishte në kundërshtim me ligjin. Pasi këtij vendimi, në detyrë duhet të kthehet vetëm Dritan Gina, pasi bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u shkarkua nga Vetting-u.

Pezullimi ndaj çiftit të prokurorëve është bërë në maj të këtij viti, për shkak se prokuroria e Durrësit ka ngritur akuzë dhe ka marrë në cilësinë e të pandehurit si Rovena Gashin ashtu dhe Dritan Ginën për refuzim dhe deklarim të rremë të të ardhurave.

“Shfuqizimin tërësisht si te paligjshëm të Vendimit me Nr.140 datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku «Për pezullimin nga detyra të Prokurores Rovena Gashi, në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë»,deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal me Nr.577/2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

2) Shfuqizimin tërësisht si të paligjashëm të Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku «Për pezullimin nga detyra të Prokurorit Dritan Gina, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë», deri në përfundim të hetimeve ose të procedimit penal me Nr.577/2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

3) Pezullimin e zbatimit të Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, deri në përfundim të shqyrtimit, me vendim të formës së prerë, të ankimit të bërë nga ana e Prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj këtyre urdhërave të paligjshëm. 1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina. 3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme. 4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar. Data e shpalljes:08-11-2018”, thuhet në njoftim./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...