Basha: Program ekonomik me gjermanët për t’i dhënë vendit dhe shqiptarëve shpresën
Transmetuar më 09-11-2018, 18:59

Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani.

I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së.

Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvillohuar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që i qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurrencës së lirë.

“Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”- u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se “Me taksën e sheshtë 9%, me çlirimin e biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arbitraritetit, sigurimi i konkurrencës së lirë e të barabartë. Do i japim fund politikave klienteliste e korruptive që kanë përthithur qindra milionë euro parave publike. Do ta çojmë borxhin publik të shqiptarëve në 82% e do ja heqim këtë barrë shqiptarëve. T’ia plotësojmë ëndrrat rinisë së etur për edukim e punësim këtu në Shqipëri, e jo të ikin. Do e realizojmë planin tonë deri në fund”./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...