Transmetuar më 09-11-2018, 20:17

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të autoriteteve shqiptare për të shpallur non grata 52 grekë, që morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kacifas, dhe bënë deklarata raciste.

Në reagim, diplomacia helene shkruan se “në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe”.

Po ashtu, ministria kërkon më shumë informacion nga Shqipëria për vendimin që mori.

“Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Më herët, ministria e Brendshme shqiptare dënoi aktet e djeshme, dhe shpalli të padëshiruar dhjetëra qytetarë grekë. /k.k/noa.al/