Transmetuar më 11-11-2018, 15:00

Tiranë, NOA.al- Masat ajrore te qëndrueshme mbeten prezent në territorin shqiptar duke ndikuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë orëve të pasdites në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të vijojë i kthjellët me vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5 në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do te gjenerohet dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al