Transmetuar më 11-11-2018, 16:47

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Komoran-Drenas, në fshatin Zabel i Ulët.

Gjatë aksidentit janë përplasur një motorçikletë dhe një makinë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, 17-vjeçari L.K.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që shkaktuan aksidentin fatal. /a.k/noa.al/