Transmetuar më 11-11-2018, 18:13

Me sa duket futbollisti i Kombëtares shqiptare Erios Grezda, pasditen e sotme ka firmosur besimin e drejtuesve të skuadrës skoceze, Rangers dhe "ka ngritur peshë" stadiumin.

Në fitoren që skuadra e tij arriti sot përballë Motherwell me rezultatin 7-1, mesfushori kueqzi shënoi dopietë.

Goli i parë i Grezdës erdhi në minutën e 68′, në kohën që rezultati ishte 5-1.  

Ai vulosi rezultatin përfundimtar duke shënuar një gol me kokë, pas një krosimi në minutën e 75′. 

Kjo fitore e pozicionon Rangers në vendin e tretë me 24 pikë, 2 më pak se vendi i parë./a.k/noa.al/