Transmetuar më 11-11-2018, 22:32

Juventus vijon të mos njohë rivalë në luftën për trofeun e "Serisë A" italiane.

Bardhezinjtë mundën mbrëmjen e sotme Milanin në shtëpinë e tyre në "San Siro".

Takimi pes dy skuadrave përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të Juventusit.

Golat e takimit për Juventusin u shënuan nga Mandzukic në minutën e 8′ dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 81′.

Pas këtij takimi, Juventus kryeson bindshëm "Serinë A" me 34 pikë, ndërsa Milani pozicionohet në vendin e pestë me 21 pikë./a.k/noa.al/