Transmetuar më 12-11-2018, 20:32

Një futbollist në Kolumbi është sulmuar teksa po lëvizte me makinë.

Ndaj Huan Sebastian Quintero janë zbrazur 6 plumba, vetëm një orë pas një ndeshjeje të luajtur në kampionat.

Skuadra e Deportivo Cali luajti një ndeshje në kampionat të cilën e fitoi me rezultatin 1 me 0, por përsëri nuk arriti që të renditej ndër 8 ekipet që mund të futen në “play-off” për titull.

Pas këtij takimi ndaj futbollistit u zbrazën breshëri armësh por fatmirësisht nuk u godit nga këta plumba.

Rasti është nën hetim./a.k/noa.al/