Transmetuar më 13-11-2018, 14:10

Tiranë, NOA.al- Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri.

Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat Verilindore- Juglindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit deri në 0°C në zonat malore po ashtu edhe mesdita sjell rënie të tyre duke bërë që maksimumi në rang vendi të arrijë deri në 24°C.

Era vijon e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor-Lindor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët. /a.y/noa.al