Transmetuar më 14-11-2018, 18:54

Edhe pse skuadra nuk po kalon një moment të mirë dhe problemet me Jose Mourinhon kanë qenë të shumta, Paul Pogba asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga Manchester United.

Mesfushori francez ndihet i lumtur tek "Djajtë e Kuq" dhe thotë se dëshiron të qëndrojë gjatë në Old Trafford, duke i mbyllur dyert Juventusit, por edhe Barcelonës e Realit të Madridit që interesoheshin për shërbimet e tij.

“Kur jam kthyer në Manchester United ishte një gjë shumë e bukur, jam ndierë sikur jam kthyer në shtëpi.

Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër dhe të shënoj shumë gola në Old Trafford”, deklaroi Pogba.