Transmetuar më 15-11-2018, 20:48

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një vajzë është goditur nga një automjet.

Mediat vendase njoftojnë se bëhet fjalë për një vajzë 16-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët në hyrje të Prishtinës, pranë kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarës, ndërsa si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar kolonë e gjatë.

Autoritetet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet në lidhje me aksidentin.

Aksidentet me fatalitet dhe me lëndime, janë shtuar dukshëm në Kosovë, pavarësisht faktit që janë ashpërsuar masat ndaj shkelësve të rregullave në trafik./a.k/noa.al/