Transmetuar më 16-11-2018, 14:07

Tiranë, NOA.al- Gjate paradites, vendi ynë do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave kryesisht në rajonin verilindor – juglindor duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Gjatë natës pritet shtrirje e vranësirave të dendura në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke shënuar -5°C në zonat malore ndërsa maksimumi do të arrijë deri në 18°C në zonat bregdetare.

Era frynë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al