Transmetuar më 16-11-2018, 21:34

Dukej gjithçka e qetë në një plazh në Turqi, kur papritur u shfaqën dy tornado.

Vorbullat gjigante, që trazuan papritmas një qytet provincial në pjesën jugore të vendit, u filmuan nga kamerat.

Ndërsa shumica dërrmuese e banorëve dhe turistëve evakuuan nga plazhi i Salinas, të dielën.

Disa fotografë të patrembur filmuan vorbullën masive duke depërtuar mbi sipërfaqen e detit Mesdhe.

Një 31-vjeçar u shtrua në spital pasi u dëmtua rëndë në sy, ndërsa mjeti i tij u dëmtua. Gjithashtu, një kafene në plazh u dëmtua nga mbeturinat të ngritura nga era e fortë.

Provinca e Antalias u godit nga një tornado e fuqishme në nëntor 2017, duke plagosur rreth 40 vetë. /k.k/noa.al/