Transmetuar më 18-11-2018, 21:07

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion për gjendjen e rrugëve në ato akse të cilat janë përfshirë nga reshjet e dëborës.

Kështu, ne aksin Prrenjas-Qafë Thanë-Lin po punohet me 2 borëpastruse. Në aksin Pogradec-Qafë Plloçë-Maliq janë 2 borëpastruese.

Ndërkohë, në aksin Maliq-Korçë është në veprim 1 borëpastruese. Në aksin Korçë-Voskopojë 2 borëpastruese.

Po ashtu, në aksin Korçë-Kapshticë 4 borëpastruese. Në këto dy akse është punuar me intesitet të lartë dhe në këto momente është normalizuar situata.

Pavarësisht se reshjet kanë filluar dhe në aksin drejt Qafës së Malit dhe Fushë Arrezit, kalueshmëria vazhdon normalisht.

Po ashtu, edhe në akset ku po punohet për të pastruar borën, nuk përbën problem lëvizshmëria. /k.k/noa.al/