Transmetuar më 20-11-2018, 09:31

Duhet të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, ajo kur do të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre. Gjithçka ishte gati, ajo kishte zgjedhur fustanin e bardhë, salla e dasmës ishte gati dhe mysafirët kishin nisur të vinin.

Por Kathryn Schurtz, 35 vjeçe dhe i fejuari i saj Joseph Kearney, nga Pittsburgh, SHBA, në altar nuk arritën kurrë.

Kjo pasi jeta e tyre u shua në një aksident rrugor. Teksa Kathryn dhe Joseph po shkonin për tu martuar, një kamion iu doli përpara duke u përplasur.

Në aksident u përfshin edhe katër mjete të tjera dhe tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Por për dy të rinjtë që prisnin të martoheshin, nuk kishte më shpresë, ata gjetën vdekjen e menjëhershme, shkruan noa.al.

“Jetët tona ndryshuan drastikisht të mërkurën e kaluar. Nipi ynë Joseph dhe e fejuara e tij Kate, humbën jetën në aksident rrugor teksa po shkonin në shtëpinë e tyre, për tu bërë gati për dasmën e tyre e cila do të mbahej atë ditë. Ishin dritë, u shuan shumë shpejt”, shkroi tezja e Joseph në Facebook. /a.y/noa.al