Transmetuar më 20-11-2018, 14:42

Duket se e ka seriozisht dhe është mjaft i vendosur. Martesa është fare pranë për futbollistin Cristiano Ronaldo që i ka propozuar disa ditë më parë partneres së tij Georgina Rodriguez.

Gjithçka ndodhi gjatë vizitës së tyre në Londër, ku festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Alana Martina.

Ndërkohë në Instagram modelja bukuroshe publikoi një fotografi, ku tregonte dorën me një unazë të re, e cila mendohet se është pikërisht e fejesës. Thuhet se Georgina ka pranuar menjëherë, aq sa ka nisur të provojë fustane për ditën e dasmës.

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez së fundi janë parë duke vizituar së bashku një kishë në Torino, ku mund të mbahet edhe ceremonia martesore.

Fotot e paparacëve tregojnë yllin portugez në krah të 24-vjeçares duke dalë nga kisha “Gran Madre di Dio”,  teksa në “gishtin e fejesës” mbajnë unaza të shndritshme.

Kisha është një ndërtesë gjigande e shekullit të XIX-të, e cila u shfaq në filmin e vitit 1969 – “The Italian Job” – dhe ka lidhje me Grailin e Shenjtë.

CR7 dhe Georgina janë bashkë qysh prej verës së vitit 2016 ndërsa lidhja mes tyre u bë publike në dhjetor, kur doli fotografia e parë duke u puthur.

Ndërkohë një vit më parë ata u bënë me një vajzë me emrin Alana Martina, e cila është e katërta për futbollistin. Ai ka edhe tre fëmijë të tjerëm Cristiano junior dhe binjakët Eva e Matteo, që të tre të ardhur në jetë nga nëna me pagesë./b.l/noa.al/