Transmetuar më 20-11-2018, 15:53

Orë ankthi dhe paniku kanë kaluar familjarët e një peshkatari në Pogradec por më në fund erdhi lajmi i mirë nga Maqedonia.

58-vjeçari nga Pogradeci, i cili kishte dalë për peshkim humbi për disa orë konktatet me familjarët.

Këta të fundit sinjalizuan menjëherë policinë se familjari i tyre Dylber Mimini, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, kishte dalë mëngjesin e sotëm për të peshkuar në liqen dhe nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare nisën menjëherë kërkimet për gjetjen e tij.

Rreth orës 15:30 të pasdites, policia njoftoi se e kishte gjetur 58-vjeçarin së bashku me varkën në pjesën maqedonase, nw liqenin e Ohrit.

Ka qenë policia maqedonase, e cila pasi është vënë në kërkim ka mundur të gjej peshkatarin, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./b.l/noa.al/