Transmetuar më 20-11-2018, 17:17

Në kuadër të mbylljes së misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat ku tha se falë partneritetit me FMN, Shqipëria ka një situatë makroekonomike dhe fiskale të konsoliduar me shumë pak rreziqe që rrisin fokusin për rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimi.

“Rritja ekonomike ka vijuar të përshpejtohet. për 6 muaj e parë rritja në nivelin 4.4% nga 3.8 që ishte në 2017, e pritet të jetë mbi 4 gjatë gjithë vitit. Rritja në gjysmën e parë të vitit 2018 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme.

Konsumi, rritje reale me 2.7%. Investimet totale për 6 muaj rritje me 2.8%. Thuajse të gjithë sektorët e prodhimit kanë rezultuar me rritje pozitive. Eksportet e mallrave janë rritur me 16% kundrejt një vitit më parë.

Muaji tetor pati një rritje prej 21%. Deficiti tregtar është përmirësuar ndjeshëm, me 8%. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar dhe në tregun e punës. Papunësia ka nisur të bjerë dhe punësimi është rritur”, deklaroi Ahmetaj.

Ai tha se parashikojmë një rritje reale më të lartë se FMN, me 4.3%. “Desha të falënderoja FMN dhe vlerësoj ecurinë që ata mbajnë për financat publike”, deklaroi Ahmetaj.