Transmetuar më 20-11-2018, 18:30

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e policisë në Berat.

Ky është takimi i radhës i ministrit që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.

Në këtë aktivitet kanë qenë edhe drejtues të policisë së Skraparit, Poliçanit dhe Kuçovës.

Mësohet se ministri ka kërkuar luftë ndaj krimit, dhe goditje të paligjshmërisë.

Që prej marrjes së detyrës, Lleshi ka zhvilluar disa takime të këtij formati, duke kërkuar angazhim maksimal të policisë në detyrë.

Por një ditë pas përfundimit të takimeve, qytetet e vizituara nga ministri janë tronditur nga disa ngjarje kriminale, si atentati në Shkodër, apo edhe shpërthimi i një granate në Elbasan. /k.k/noa.al/