Transmetuar më 20-11-2018, 19:58

Ish-minstri i Brendshëm ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara e cila kërkoi që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.

Përmes një statusi në Facebook, Saimir Tahiri një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në një vend normal.

“Siç nuk duhet të ndodhte në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vete. Ndodhi sërisht edhe sot”, shkruan Tahiri.

Duke iu referuar edhe lajmeve në media, Tahiri i quan lapsprishur ata që sipas tij “vjellin banakut duke më bërë mua simbolin e dështimit të reformës në drejtësi”.

Të gjitha këto, ish-ministri i quan baltë të radhës teksa nënvizon se nuk e beson që Ambasada Amerikane të jetë kthyer në Prokurori.

“Unë nuk besoj kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori a Gjykatë mu si ky klubi i analistëve palaço që ka me kile në vendin tonë, ndaj e përshëndes prononcimin me besimin se duam e presim të njëjtën gjë; DREJTËSIA TË BËJË DREJTËSI”, përfundon Tahiri. /k.k/noa.al/

Pas Shullazit dhe Martinajt, Ambasada e SHBA: Presim hetim të plotë për Saimir Tahirin