Transmetuar më 20-11-2018, 23:15

Si mundi ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski që të arratisej para arrestimit?

Kush ia mundësoi kalimin nëpër Shqipëri?

Këtyre pyetjeve u dha përgjigje në “Top Show” gazetari Artan Hoxha, i cili deklaroi se “Presidenti Gjorgje Ivanov ka gisht në arratisjen e Gruevskit”.

Më tej, Hoxha shtoi:

“Dyshimi është që Gruevski ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Gruevski kontrollon gjithçka, prandaj dhe sot është bërë arrestimi i ish-kreut të SHISH-it në Maqedoni”.