Transmetuar më 22-11-2018, 22:31

Sot janë të pasur, por më parë jo të gjithë futbollistët e famshëm kanë pasur një fëmijëri të lehtë. Ja disa nga historitë që dëshmojnë se sa i rëndësishëm ka qenë futbolli për të ndryshuar jetët e tyre.

-Mata- Huan Mata nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për rrjetet sociale dhe për blerjet “online”.

Me rrogën e tij të parë, ai ka blerë një platformë që lidh rrjetet më të njohura sociale me “Youtube”, “Vimeo” dhe “Tumbr”.

Kasemiro- Mesfushori i Real Madrid, Kasemiro, kishte ëndërruar gjithnjë që të pinte “Yakult” (një pije më bazë qumështi), por jeta e tij mes varfërisë nuk ia lejonte diçka të tillë.

Kështu, menjëherë pasi mori rrogën e parë si futbollist, Kasemiro është drejtuar për në supermarket për ta realizuar dëshirën e tij të fëmijërisë.

Bejl- Garet Bejl, si të gjithë anglosaksonët, shumë i apasionuar pas futbollit, kur ishte i vogël i ndiqte ndeshjet e sportit të preferuar në “Pub”.

Duke kujtuar fëmijërinë e tij, ai ka investuar para për të hapur një “Pub” sportiv në Kardif, ku mblidhen të gjithë sportdashësit për të ndjekur ndeshjet.

Turan- Babai i futbollistit turk, Arda Turan, ka pasur ëndërr që të kishte një karburant të tijin dhe ta menaxhonte vetë.

Menjëherë sapo mori rrogat e tij të para si lojtar profesionist, Arda ia plotësoi dëshirën të atit, duke ia ndërtuar pikën e karburantit.

Kavani- Si një amerikano-latin i dashuruar pas tokës, Edison Kavani me fitimet e tij të para nga futbolli, investoi duke blerë një sipërfaqe prej 1376 metrash katrorë tokë për bujqësi në afërsi të lumit Arapei në Uruguai.

Ksavi- Shumë interesante është historia e ish-futbollistit të Barcelonës, Ksavi Herndez.

Mesfushori, i cili nisi në moshë shumë të re të përfitonte para nëpërmjet futbollit, me pagën e tij të parë i bëri dhuratë nënës së tij një thekëse elektrike buke, të cilën ajo e kishte dëshiruar shumë, shkruan Panorama Sport.

Bufon- Xhanluixhi Bufon, fitimet e tij të para nga sporti, i ka investuar në treguan imobiliar, duke marrë menjëherë fitime nga ky investim, më pas portieri legjendar italian ka vijuar me aktivitete të ndryshme, por gjithçka e ka nisur nga hapja e një restoranti.

Ikardi- Mauro Ikardi është shumë i apasionuar pas makinave dhe me pagat e tij të para si futbollist profesionist ka realizuar ëndrrën e tij, duke blerë një makinë të tipit “Hummer”, të larë me flori.

Kjo makinë ndodhet edhe sot në garazhin e sulmuesit të Interit.

Kasano-Antonio Kasano ka kaluar një fëmijëri të vështirë mes shumë problemeve dhe varfërisë. Pasi u bë futbollist dhe filloi të marrë përfitimet e para monetare, ai bleu një automjet të tipit Golf.

CR7- Kristiano Ronaldo ka kaluar një fëmijëri me shumë probleme, ku babai i tij ishte i alkoolizuar dhe problemet ekonomike ishin të mëdha.

Kur futbollisti aktual i Juventusit mori rrogën e tij të parë, i bleu një dhuratë nënës së tij dhe nga ajo ditë i tha nënës se nuk do të kishte nevojë më kurrë për të punuar, pasi ai do t’i siguronte gjithçka.