Transmetuar më 24-11-2018, 11:11

Pjesa e parë e ditës vijon me vranësira në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të dobët në zonat veriore dhe zonat Qendrore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin një tjetër sistem të dendur vranësirash, të cilat do të gjenerojne shira me intensitet mesatar dhe te ulet ne ultesiren perendimore por reshje dëbore do të këtë në zonat e larta malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 deri 21 °C.

Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perendimor – veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./b.l/noa.al/