Transmetuar më 24-11-2018, 20:32

A e dini pse protestuesit në Francë veshin jelekë të verdhë?

Në Paris janë mbledhur 280 mijë vetë që protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Veshjet e tyre shoqërohen gjithmonë me jelekë të verdhë dhe ka një arsye për këtë.

Në Francë, shoferët janë të detyruar t’i veshin ato jelekë që konsiderohen si pajisje sigurie.

Së bashku me trekëndëshin e kuq që vendoset pas makinës,  ata duhet të mbajnë veshur jelekët e verdhë edhe kur dalin nga makina.

Në rast se pësojnë problem me automjetin, ose aksident, dhe nuk kanë të veshur jelekun, ata rrezikohen të gjobiten me 135 euro, bazuar në ligjin e futur në fuqi në vitin 2008.

Përvec makinës, jelekët e verdhë tashmë janë shndërruar në një uniformë për protestën kundër kostos së lartë të naftës. /k.k/noa.al/