Transmetuar më 24-11-2018, 20:44

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në bashkëpunim me Albanian Excellence, organizoi në mjediset e aeroportit një prezantim të veçantë koncertor të 20 muzikantëve shqiptarë që jetojnë në disa vende të botës.

Këta instrumentistë virtuozë janë pjesë e Orkestrës Albanian Excellence e cila u shpalos për herë të parë në mjediset e aeroportit, si vendi simbol i takimit të udhëtarëve të artit dhe jo vetëm, nga të katër anët e rruzullit.

E giithë trupa, drejtuar nga Maestro Fatos Qerimaj dhe me pjesëmarrjen e sopranos Dëshira Ahmeti Kërliu, shpërndanë jehonën e tingujve të shkëlqyer në aeroport ndërkohë që operohej normalisht.

Ky aktivitet është në vazhdën e nismës “Aeroporti je Ti”, të ndërmarrë nga TIA me synimin për t’i sjellë njerëzit pranë aeroportit në një dimension tjetër, ku secili të ndiehet pjesë dhe të bashkëpunojë me të njohur dhe të panjohur që kalojnë rastësisht në TIA, për të udhëtuar dhe për t’u përshëndetur, nëpërmjet artit, krijimtarisë, arkitekturës dhe komunikimit të mirë.