Transmetuar më 24-11-2018, 23:24

Nuk ka fitues në supersfidën mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës.

Dy skuadrat spanjolle ndanë nga një pikë në një ndeshje të luftuar nga në çdo cep të fushës.

Të parët që kaluan në avantazhi ishin vendasit, ku protagonist edhe këtë herë u bë Diego Kosta.

Por kur u duk se gjithçka po shkonte në favor të "Los Colcheoneros", Ousmane Dembele bëri një gjest heroik.

Vetëm 10 minuta në fushën e lojës i mjaftuan francezit për të nxjerrë nga balta shokët e ekipit.

Me këtë barazim Barcelona qëndron në krye me 25 pikë, e ndjekur nga Atletico me 1 pikë më pak. /k.k/noa.al/