Transmetuar më 25-11-2018, 15:48

Aktorja e njohur Monika Lubonja ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet zhveshur.

Krahas fotos ajo ka shkruar edhe një poezi ku shpjegon arsyet e kësaj zhveshjeje artistike.

Më poshtë keni poezinë:

“Jam lakuriq.

E hodha pelerinën

Qendisur me thërmiza pushteti.

E hodha te kazani i plehrave

Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.

S’më kish ngrohur kurrë.

I ndarë nga njerëzit me mur,

vetja më dukej në qivur.

S’e di, nëse shpëtova shpirtin!…

S’e di, nëse fitova qetësinë!…

Miq!

Tani jam lakuriq.

Thërmizat e pushtetit

Më ngjajnë si yje

Në qiellin-pelerinë të një nate acar.

(Mijëra,… miljona,… pakëmbë e pakrye)

E prapë

Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë”. /a.k/noa.al/