Transmetuar më 26-11-2018, 14:14

Ish-Presidenti Bujar Nishani, reagon pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës dhe më konkretisht ndaj gjuhës së përdorur nga Kryeministri Edi Rama i cili në një moment tha edhe “What the f..k”.

Nishani e cilëson si të vulgar fjalimin e Kryeministrit shqiptar, të turpshëm por edhe të dënueshëm.

Duke e cilësuar si të çartur, ai thotë se Kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka iniciuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e kreut të Qeverisë.

Sipas tij, Rama vazhdon ta paraqesë Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën.

Ish-Presidenti thotë se Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Europian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë rajonin.

Qëndrimi i plotë i Nishanit

Fjalori skandaloz, vulgar dhe i çartur që Kryeministri i Shqipërisë rrodhi në takimin dhe aktivitetet zyrtare midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, ishte pjesa më pak problematike.

Kjo për një fakt të thjeshtë !

Atë nëse kemi parasysh, individin që e mbart postin e Kryetarit të Qeverisë Shqiptare.

Jo thjesht djallëzore, por e turpshme dhe e dënueshme ishte pjesa përmbajtësore e tezave të këtij kryeministri, qoftë në raportet Shqipëri-Kosovë, qoftë në kontekstin rajonal.

Fjalimet dhe deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë ishin fund e krye një retorikë pa asnjë objektiv të qartë, pa asnjë raportim të angazhimeve të mëparshme në sa e sa takime e vizita të ndërsjella.

“Mbështesim masat e marra të Kosovës ndaj Serbisë”, tha Kryeministri i Shqipërisë!

Po si, qysh, me çfarë aktesh? Hiç! Asgjë!

Të thuash që ka vajtur atje i papërgatitur është të neglizhosh të vërtetën e hidhur.

Ka 5 vjet, që sa herë takohet me autoritetet e Kosovës, sa herë bën mbledhje qeverie deklaron se ; “do të unifikojmë doganat”!!

Asgjë konkrete në 5 vite!

Përsëri të njëjtën deklaratë retorike edhe sot në Pejë.

Ajo çka ishte më e rënda, ishte vijimi i tentativave nga Kryeministri i Shqipërisë për të fshehur praktikat destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në tërësi.

Kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka iniciuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e kreut të Qeverisë.

Ai vazhdon ta paraqesë Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën!!!

Kjo tezë Ramiste nuk është gjë tjetër veçse një vasalitet i shëmtuar ndaj platformës së hegjemonisë Serbe në Ballkan.

Politikat, përpjekjet, investimet e gjithëfarllojshëme të Serbisë për destabilitetin e Ballkanit nuk janë thjesht “papajtueshmëri me Kosovën” por minim i stabilitetit, qetësisë e sigurisë të të gjithë popujve dhe vendeve të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë dëshmuar tashmë në mënyrë të konsoliduar se janë për mirëkuptimin, bashkëpunimin, respektin reciprok dhe integrimin Euro-Atlantik.

Kryeministri i Shqipërisë nuk mundi ta thoshte dot këtë dhe të denonconte manovrat krejt në kah të kundërt të të vetmit vend të këtij rajoni, Serbisë, e cila vijon të mos heq dorë nga tentativa për hegjemoni ndaj të gjithë të tjerëve.

Kryeministri i Shqipërisë flet për projekt “partneriteti strategjik të Shqipërisë me Serbinë”, por ajo të mos i kërkoj Kosovës të citojë “Metohinë” !!!!

Ky na qenka problemi që po shkaktoka Serbia ????

O tempora! O mores!!!

Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Europian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin.

Këtë herë, ky kryeministër shkoi ne Pejë për të shpallur Europën si armike të Kosovës dhe Serbinë si partnere të mundëshme strategjike të Shqipërisë !

O tempora! O mores! /a.y/noa.al

Rama lëshon gjuhën: “What the f..k”! Kosova s’është gjysmë shtet

Tarifa 5 euro, Haradinaj kërkesë Ramës: Është detyra jote të përfundosh Rrugën e Kombit

Rama publikon foto dhe video, që do ju ngrejnë shqiptarëve zemrat peshë

Hashim Thaçi tradhtar? Rama: Kush e thotë, është gomar

Rama, Serbisë: Rruga e së ardhmes s’mund të ndërtohet me thika pas shpine