Transmetuar më 26-11-2018, 17:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Pakistan, ku një paciente është përdhunuar në sallën e operacionit.

35-vjeçarja kishte hyrë në sallë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për homoroidet.

Pasi i doli narkoza, gruaja kuptoi se ishte përdhunuar dhe lajmëroi policinë.

“U shtrova në spital për një operacion më 24 nëntor”, thuhet në dëshminë e gruas.

“Kur më doli anestezia atë natë kuptova se isha sulmuar gjatë operacionit. Ishte një operacioni 8 orësh, por mjekët më nxorrën nga spitali po atë ditë”, tha ajo.

Më vonë 35-vjeçarja filloi të kishte dhimbje dhe gjakderdhje nga rrugët urinare. Pacientja pohoi se motra e saj e dërgoi në spitalin Sheikh Zayed, ku u zbulua se ishte përdhunuar.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një komision për të hetuar rastin. /k.k/noa.al/