Transmetuar më 26-11-2018, 19:00

Një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 28-vjeçare nga Roma, janë denoncuar për veprime të turpshme në një vend publik pasi kanë bërë seks në një autobus urban, duke mos e vrarë mendjen fare për praninë e udhëtarëve të tjerë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 6.30, më 25 nëntor , kur çifti po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në zonën e Ostiense, Itali. Kur hipën në autobus, të dy të rinjtë filluan të shkëmbejnë puthjet që rezultuan në disa minuta në një marrëdhënie të vërtetë seksuale përpara njerëzve të tjerë në bordin e transportit publik.

Çifti, i cili nuk është i qartë nëse e ishin takuar për herë të parë atë mbrëmje, humbën krejtësisht në krahët e njeri-tjetrit duke e komplikuar situatën brenda autobusit. Shoferi ka lajmëruar policinë, ku në autobus ka mbërritur menjëherë karabinierët të cilët kanë ndaluar dy të rinjtë dhe i kanë shoqëruar në komisariat.

Ata rrezikojnë një sanksion administrativ prej 5.000 deri 30.000 euro. Në qoftë se aktet e turpshme kryhen në afërsi të vendeve të frekuentuara nga të miturit, atëherë jo vetëm gjoba, por dënimi shoqërohet edhe me 4 muaj deri në katër vite burg./b.l/noa.al/