Transmetuar më 27-11-2018, 09:45

Një tragjedi balenash ka ndodhur në Zelandën e Re, ku në një ishull të vogël janë gjetur buzë detit 145 prej tyre të ngordhura.

Zbulimi i rëndë është bërë gjatë kësaj të diele, në ishullin e Stewart. Ngjarje të tilla në Zelandën e Re, ndodhin mesatarisht 80 episode në vit.

Ngjarje të tilla ndodhin për shumë shkaqe, mes tyre ndjekja nga gjuetarët nënujorë, deri te kushtet meteorologjike.

Gjysma e balenave kishin ngordhur kur dolën në breg, ndërsa të tjerave ju bë injeksion, t’iu dhënë fund vuajtjeve të tyre.

Gjithçka pasi mundësia për ti rikthyer në det, ishte shumë e ulët. /a.y/noa.al