Transmetuar më 27-11-2018, 13:39
Pallati ku ndodhi ngjarja

Një grua e cila jetonte e vetme në një apartament dhe që refuzonte të dilte pasi kishte marrë njoftim për dëbim nga banesa, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i shtëpisë ku jetonte.

Gruaja 65-vjeçare e cila kishte mbetur e shpërfytyruar, pas një sulmi me acid, ndërmori aktin ekstrem, pikërisht teksa disa agjentë të policisë po i binin derës.

Një dramë e vërtetë e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “Chamberi”, në Madrid të Spanjës.

Gruaja Alicia V.M., e cila ishte e divorcuar dhe kishte vetëm një djalë, jetonte e vetme në apartament prej thuajse gjashtë vitesh, u hodh nga kati i pestë, duke u përplasur në një furgon i cili ishte parkuar në rrugë.

Dëbimi nga apartamenti erdhi për shkak se gruaja refuzonte të paguante qeranë prej 500 euro në muaj, teksa jetonte në apartamentin në pronësi të një kompanie të madhe të pasurive të patundshme, shkruan noa.al.

Fqinjët e saj u shprehën të habitur, duke thënë se nuk dinin që ajo të kishte probleme ekonomike, madje u dukej e edukuar dhe elegante dhe se çdo pasdite dilte me shoqet për të pirë kafe. /a.y/noa.al