Transmetuar më 27-11-2018, 17:19

Një sasi prej 160 kg kokainë është gjetur e fshehur në banane, të cilat ishin importuar nga Ekuadori.

Ishin punëtorët e një supermarket në Poloni ata që zbuluan sasinë e drogës.

Zyrtarët e policisë thanë se sasia më e madhe e kokainës e vendosur në kutitë e bananeve peshonte deri në 1 kg, por nuk dha detaje të tjera.

Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërkohë që po punohet për të zbardhur se kush është porositësi i kësaj ngarkese.

Mediat lokale raportojnë se vlera e drogës do të shkontë në 18.6 mln euro. /k.k/noa.al/