Transmetuar më 27-11-2018, 18:13

Një burrë e ka pësuar keq pasi ka rënë nga kati i katërt, i zhveshur plotësisht

Video është bërë virale në internet dhe ka ngjallur shumë reagime.

Raportohet se ai kishte shkuar për të vizituar të dashurën, por në shtëpi ishte kthyer burri i saj.

Ndaj zgjidhja e vetme për të ishte të dilte nga dritarja e pallatit, duke krijuar një skenë si nëpër filma.

Burri shihet tërësisht i zhveshur duke zbritur nëpër parvazet e dritares, por për një moment i shkëputen duart dhe bie.

Për fat të mirë, ai u përplas me një konteiner mbeturinash, duke shpëtuar nga vdekja. Nuk dihet se ku ka ndodhur kjo ngjarje. /k.k/noa.al/