Transmetuar më 27-11-2018, 21:36

Astronauti Alexandër Gerst ka regjistruar një video të pabesueshme që tregon nisjen e një rakete nga Toka dhe është regjistruar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Xhirimi u publikua nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (EPA), dhe bëhet fjalë për një fluturim mahnitës të Progress MS-10 nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan më 16 nëntor, transmeton KosovaPress.

Në video shihet se si raketa lë atmosferën e Tokës në rrugën e saj drejt ISS.

Ky ishte fluturimi i parë i suksesshëm i një rakete ruse.

Fluturimi i ardhshëm u njoftua për datën 3 dhjetor, kur do të lançohet raketa me një ekuipazh prej tre personash.