Transmetuar më 27-11-2018, 21:53

Nga Mentor Kikia

Ndërsa postova një shkrim, ku u bëja thirrje “ca njerëzve të mençur” që mund të kenë mbetur ende në këtë vend, që e kanë për detyrë të punojnë për tu kthyer shpresën atyre që janë me trasta në krahë duke ikur, has në këtë letër.

E kisha dëgjuar pakashumë si histori. Këtë dhe të tjerë pedagogëve, që kërcënohen të mos shkruajnë në rrjetet sociale mendimet e tyre.

Po, a e dini çfarë jeni duke bërë, more? Si mund të kërcënosh një intelektual me pushim nga puna pse thotë mendimin e tij publikisht? Si mund të hedhesh njerëz të aftë në rrugë, ani, edhe pse kritikojnë institucionin ku punojnë sepse duan që ai të jetë më i mirë e të punohet më shumë.

Po bëj atë që e kanë bërë shumë ndërkohë, po e shpërndaj letrën e pedagogut, Dardan Shehdula, pedagog në Universitetin Bujqësorit, doktorant në Universitetin e Bolonjës.

LETER E HAPUR

Te nderuar kolege i nderuar Rektor I Universitetit Bujqesor Te Tiranes Z. Bahri Musabelliu Ka shume kohe qe degjoj fjale e komente qe, jam i paafte, qe nuk punoj, qe nuk jam prezent, qe nuk publikoj artikuj shkencore etj. Sot dua te rrefehem, e te pranoj qe eshte e vertete. Jam totalisht i paafte! Jam i paafte ne krahasim me koleget shqiptar ne pergjithesi. Jam i paafte pasi ka 8 vjet qe kur jam punesuar ne FMV qe nuk shoh nje rast klinik. Ka 8 vjet qe nuk degjoj nje debat profesional. Ka 8 vjet qe nuk shoh nje cent te harxhuar per kerkim shkencor apo per kerkime rutine. Ka 8 vjet qe shof laboratore te privatizuar, te kycur, me paisje qe nuk perdoren prej vitesh. Ka 8 vjet qe nuk ka fonde per mesim, por ka per te shtruar pllaka mbi pllaka, per te lyer fasada, per te bere lulishte e parkingje, pervjetore, dreka e darka, sic e kerkon tradita. Ka 8 vjet ku njerezit marrin e japin tituj si qoka sebepesh. Ka 8 vjet qe merrem me mbijetesen time psikologjike, etike dhe profesionale ne nje vrime te zeze thashethemesh. Jam dhe ndjehem i paafte kur studentet kalohen pa njohurite baze minimale. Jam i deshperuar kur studentet shprehen ilac i kuq, ilac i verdhe, shkarje mitre, melcite e bardha, deksametazoni eshte antibiotik, tuberkulozi dhe bruceloza jane semundje virale etj! Jam i paafte kur shikoj qe studentet me te mire mbushen me gjysem njohuri dhe prekoncepte qe i bejne te paafte te punojne ne terren. Jam i skandalizuar kur studentet leshohen rrugeve per te bere praktikat profesionale! Jam i paafte kur shikoj qe laborantet behen profesore kurse une nuk kam te drejte te futem ne laboratorin qe kontribuova per ta paisur. Jam i paafte te menaxhoj programet e mobilietit te stafit qe riaktivizova me parate e mia. Jam i paafte te perkthej libra me google translator e ti ve emrin tim siper. Jam i paafte te gjej projekte pasi aftesite e kolegeve te mi i tejkalojne fushat e tyre te ekspertizes, sa qe mbulojne nga 3-4 fusha ekspertize brenda projektit. Jam totalisht i paafte pasi here pas here largohem jashte shtetit me parate e mia per trajnime, konferenca panaire duke lene studentet ne doren e titullarit te lendes. Jam aq i paafte sa, shpesh refuzoj te firmos procesverbalet e notave, pasi nuk e kuptoj qe nxenesit me mesatare nen 6 ne fakultet, ne shkollat e doktoratures behen gjeni me mesatare mbi 9. Jam aq i paafte sa qe nuk shkruaj dot nje artikull shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk e njoh. Nuk paraqes dot nje punim shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk di ta flas. Jam i paafte kur shikoj mrekullite qe te tjeret arrijne ne kerkimin shkencor me kosto zero! Jam i paafte te publikoj te revista Anglistikum, Indian Veterinary Journal of proff ass, Iranian school of veterinary bullshit etj etj. Jam i paafte ti sugjeroj fermereve shqiptar nje koleg veteriner te afte per ta nxjerre nga bataku ku te tjere kolege veterinere e kane futur. Jam i paafte te mbyll gojen, te mbush barkun me raki plepi, te servilosem per nje kocke qe natyrisht do vije momentin e zgjedhjeve. Jam i paafte dhe duket qarte nga ndeshkimet dhe parlajmerimet qe kam marre gjithe keto vite nga Elita e FMV. Te gjithe jane dakord, e keqja, i paafti, ai qe perfiton nga situata, ai qe nuk ben mesim, qe nuk shkruan artikuj shkencor me faktor impakti, qe nuk ka bere akoma nje liber, qe bertet e ankohet ne cdo mbledhje departamenti, qe mendon se mesimdhenia nuk mund te behet pa praktiken e perditeshme, qe nuk ka aftesine ti bej diplomen apo doktoraturen fallco nje studenti, ky jam une. Kerkoj ndjese publike qe e kam cenuar imazhin e ketij djepi te kultures dhe profesionalizmit shqiptar me komentet dhe sjelljet e mia jo etike. I kerkoj ndjese Elites se ketij institucioni qe punon me vetemohim per formimin e brezit te ri veterinar! Diploma e vetme ne Shqiperi qe njihet ne mbare boten, ne krahasim me diplomat e Universiteteve Europiane qe njihen vetem ne Europe. Kur i tregova nje kolegeje hollandeze se sa i paafte jam, me tha: “Leave it, you can’t pull on a dead horse!!!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al