Transmetuar më 27-11-2018, 22:50

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Mediat vendase bëjnë me dije se një person është ekzekutuar për vdekje me armë zjarri.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor në vendin e ngjarjes.

Shkaqet e kësaj vrasjeje mbeten ende mister dhe po ashtu edhe autorët e dyshuar.

Policia dhe organet hetimore ndodhen në vendin e ngjarjes për të hedhur "dritë" në lidhje me vrasjen në fjalë./a.k/noa.al/