Transmetuar më 28-11-2018, 07:44

Një shpërthim i fuqishëm i një bombe artizanale në stadiumin e Athinës, teksa pritej të luhej ndeshja mes AEK Athinë, Ajax ka shkaktuar dhjetëra të plagosur.

Gjithçka ka ndodhur pak para nisjes së ndeshjes mbrëmjen e kësaj të marte, ku një bombë artizanale me benzinë, u shpërthye në zonën ku ndodheshin tifozët holandez.

Si pasojë e shpërthimit, mbetën të lënduar rëndë me dhjetëra persona.

Ndërkohë policia greke ndërhyri me urgjencë duke shpërndarë tifozët vendas, të cilët sërish nuk ndaluan goditjet me sende të forta, ndaj tifozëve të Ajax.

Në fotografi dhe video mund të shihni pamje nga ajo që ndodhi në stadium, ku tifozët e lënduar u dërguan për mjekim në spital. /a.y/noa.al