Transmetuar më 28-11-2018, 13:57
Një shpërthim i fuqishëm është shënuar mëngjesin e sotëm, në afërsi të një impianti kimik.
Ngjarja e rëndë ndodhi në verilindje të Kinës, ku për pasojë humbën jetën 22 persona dhe u shkatërruan me dhjetëra mjete.
Në një komunikatë zyrtare shpjegohet se shpërthimi ndodhi gjatë mesnatës, në një platformë ngarkimi pranë impiantit të drejtuar nga Hebei Shenghua Chemical Industry në qytetin e Zhangjiakou.
Bëhet fjalë për zonën ku do të mbahen lojërat olimpike dimërore 2022.
Ndërkohë si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur edhe 22 persona, ndërsa u shkatërruan 38 kamionë dhe 12 automjete.
Për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al