Transmetuar më 29-11-2018, 09:58

Një krijesë misterioze ende e paidentifikuar është zbuluar për shkak të motit të keq.

Gazetari Chris Lynch bën një apel në Facebook, ku shkruan, “Dikush mund të më ndihmojë të identifikoj këtë krijesë?”

Kjo kërkesë u shoqërua edhe me disa fotografi, ku shihet krijesa misterioze e paidentifikuar.

Zbulimi është bërë në plazhin e Canterbury, të Zelandës së Re.

Skeleti i krijesës doli në breg, për shkak të motit të keq që ka goditur vendin.

Krijesa ka dy këmbë dhe dy elementë që duken si krahë dhe bisht. /a.y/noa.al