Transmetuar më 29-11-2018, 14:35

Një grua 36-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, gjeti vdekjen 17 ditë pasi ju nënshtrua një operacioni për rritjen e përmasave të gjinjve.

Gruaja angleze Louise Harvey, donte të përmirësonte pamjen e saj, por ndërhyrja e kryer në një klinikë në Londër, i shkaktoi një mpiksje gjaku duke i bllokuar arteriet e mushkërisë, e njohur ndryshe si embolia pulmonare.

E shtruar në Norfolk dhe Norwich University Hospital, ajo gjeti vdekjen më 5 korrik.

Mjekja Yvonne Blake deklaroi se zakonisht një gjë e tillë mund të ndodhë në këmbë, dhe se janë shumë të pakta raste të tilla.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vijim, ndërsa seanca e parë gjyqësore është caktuar për në 23 mars të citit që vjen, shkruan noa.al.

Ndërkohë miqtë e 36-vjeçares, kanë nisur një fushatë për mbledhje fondesh për fëmijët e saj Kayleigh-Anne, 18 vjeç, Owen, 11 vjeç dhe Jaxon, 6 vjeç. /a.y/noa.al