Transmetuar më 29-11-2018, 18:30

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Meksikë, kur një femër ka qëlluar me armë pesë të rinj në një përvjetor dasme.

Ekzekutimi që ndodhi pasditen e së hënës (26 nëntor) i la të rinjtë të vdekur në vend.

Identiteti i krimineles që u zhduk pas vrasjeve nuk është zbuluar ende.

Një burim anonim pranë ushtrisë tha se të shtënat ndodhën në festën e përvjetorit të martesës së një prej viktimave.

Në pamjet e rënda, shihet si vrasësja i afrohet grupit me motor dhe i qëllon me armë pa thënë asnjë fjalë.

Autoritetet arritën në vendngjarje brenda pak minutave ku të gjithë meshkujt u shpallën të vdekur.

Përveç tyre, plumbat ‘qorr’ prekën edhe dy persona të tjerë që u dërguan me urgjencë në spital.