Transmetuar më 29-11-2018, 22:53

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kosovë ku djali ka kërcënuër babanë me thikë.

Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Rahovec.

Djali mësohet se ka kërcënuar të atin vetëm se nuk i ka lënë makinën për të dalë.

Rasti në fjalë është denoncuar në Polici nga babai.

Pas denoncimit djali është shoqëruar në Polici, ndërsa vijojnë hetimet për rastin në fjalë./a.k/noa.al/