Transmetuar më 30-11-2018, 21:28

Estelle, një studente franceze 19-vjeçare, u zgjua në mëngjes me kokën të fryrë për shkak të një boje flokësh.

Ajo u dërgua në spital, ku mjekët i thanë se kishte ndodhur për shkak të një reaksioni që kishte ndaj lëndës para-fenilenediamin (PPF).

Dhe këto reaksione, sipas mjekëve, nuk janë aspak të pazakonta.

Estelle kishte dashur të lyente flokët të zinj, nga bionde që i kishte. Por pak orë pasi kishte vënë bojën kishte nisur të ndiente kruarje, më pas ënjtje.

Ajo u zgjua të nesërmen dhe perimetri i kokës i ishte rritur me shtatë centimetra.

PPF gjendet në 90% të bojërave të flokëve, por përqendrimi i kësaj lënde është kufizuar me ligj në vitin 2013.