Transmetuar më 30-11-2018, 22:08

Momente tmerri për ish-yllin e Regbisë së Afrikës së Jugut, Naka Drotske, i cili u qëllua tre herë gjatë një grabitje në Pretoria.

47-vjeçari, kampion bote në vitin 1995 ishte me një tjetër ish-yll të kombëtares kampione bote, Os du Randt, kur ndodhi incidenti.

Sipas njoftimeve, Drotske dhe Du Randt, si dhe familjet e tyre u sulmuan nga tre burra të armatosur në një tentative grabitjeje në pronën e vëllait të Drotske në Kameeldrift.

Vëllai i Drotske Tinus tha se Naka shpëtoi jetën e fëmijëve të tij duke iu kundërpërgjigjur sulmuesve të armatosur.

"Naka u hodh dhe i sulmoi, dhe më pas ata e qëlluan tre herë, dhe pastaj u larguan për fat të mirë. Përveç fëmijëve dhe Naka askush tjetër nuk u dëmtua", tha Tinus për TimesLive.co.za.

Drotske thuhet se u qëllua tri herë gjatë grindjes, ekzaktësisht në anën e djathtë të gjoksit, stomakut dhe krahun e djathtë.