Transmetuar më 01-12-2018, 08:58

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë u regjistrua në Anchorage, qyteti më i madh në Alaskë.

Toka u lëkund rreth orës 18.29 të së premtes me orën tonë, në një thellësi prej 20 kilometrash.

Si pasojë e tërmetit u dha alarm për tsunami, përgjatë brigjeve të Alaskës, zona të cilat u evakuuan.

Në rrjetet sociale u përhapën me shpejtësi imazhe të dëmeve të shkaktuara në ndërtesa.

Deri më tani nuk flitet për viktima apo të lënduar. Në fotografi shihet se si rruga është çarë dhe është bërë copash, duke bllokuar një makinë në zonën e copëtuar.

Autoritetet iu kërkuan banorëve që të qëndronin në zona të larta, pas alarmit për tsunami. /a.y/noa.al