Transmetuar më 01-12-2018, 11:01

Kryedemokrati Lulzim Basha shpreh ngushëllim për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit amerikan, George Herbert Walker Bush.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George HW Bush.

Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë. Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Bush, Presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare gjatë kësaj të premteje.

Lajmi u bë i ditur nga i biri George Walker Bush, i cili gjithashtu ishte President, për dy mandate.

Bushi i parë, prej vitesh vuante nga Parkinson dhe qëndronte në karrocë me rrota.

Ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga vitet 1989 deri 1993, duke u marrë kryesisht me politikën e jashtme. /a.y/noa.al

Ndahet nga jeta George Bush, Presidenti i 41 i SHBA